Tifozët e Liverpoolit njihen si një nga grupet e tifozëve më të zjarrta në botë.

Këtë ata e treguan edhe një herë, duke zgjedhur Lucas Leivan si ‘lojtar të vitit’ te Lazio.

Klubi italian nëpërmjet rrjetit social Twitter u kërkoi tifozëve të zgjedhin më të mirin për sezonin 2017/18 nëpërmjet një sondazhi.

Ishte Ciro Immobile favoriti i padiskutuar për ta fituar këtë çmim, por kështu nuk menduan edhe tifozët e klubit anglez.

Reds ‘pushtuan’ Twitterin e Lazios dhe votuan për ish-mesfushorin e tyre, për të cilin duket se vazhdojnë të kenë respekt të madh.

Votimi final – Foto: Lazio/Twitter

Lucas Leiva fitoi bindshëm me 71 për qind, në vendin e dytë Immobile me 14 për qind.

Sergej Milinkovic nuk mori më shumë se 11 për qind, kurse Luis Alberto vetëm katër për qind. /Telegrafi/