Analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, është kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në procesin e reformës në drejtësi, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin shqiptar Edi Rama, të cilin e ka etiketuar si “kryegangster”.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se është anomali që ndërkombëtarët të kontrollojnë gjyqtarët, ndërsa theksoi se sido që të bëhet reforma, shqiptarët do ta kuptojnë dhe do të çlirohen nga mitizimin se kjo reformë na vjen nga ndërkombëtarët, shkruan lapsi.al.
“Unë jam marrë me reformën në drejtësi. Ka shumë aspekte që mund të trajtohen, por pikat i kam dhënë në një nga shkrimet e mia është titulluar “Pse duhet bërë reforma në drejtësi që nuk do të sjellë drejtësi. Duke u bërë kjo reformë sido që të bëhet shqiptarët do të binden se reformën nuk do t’jua falin as ambasadorët as politikanët, as gangsterët që kanë në krye të pushtetit, por është një çështje që ka të bëjë me shumë aspekte të jetës. Nëse do të miratohet do të çlirohen edhe nga miti se do të na i sjellin amerikanët x apo y”, thotë Lubonja.
“Ky ambasador më kujton Rajersonin që mori një anë duke menduar që këta janë të mirët dhe këta janë të këqijtë. Mbështeti Berishën pa kuptuar se ishte i njëjti brumë që po gatuante Shqipërinë e re, dhe në fund fare çfarë solli?! Solli një katastrofë. Ai Rajersoni nuk ka kërkuar një ndjesë, e kam thënë këtë, se pse i dha mbështetje pa rezerva. Është e njëjta situatë që shikoj me këtë mbështetje që i jepet një “kryegangësteri” si Edi Rama në pushtet që në çdo moment e shfaq hapur atë që drejtësia e pavarur dhe ai janë dy gjëra që nuk mund të bashkëjetojnë. Ai tha se Rilindja e Ramës na kthen në vitet “90”, tha Lubonja.
Ai përsëriti se në Shqipëri duhet të krijohet një lëvizje politike, e cila edhe nëse nuk merr pushtetin të bëjë presion.
“Na del Edi Rama dhe na thotë Rilindje, d.m.th, ideja e Rilindjes është si fillimi nga zero, pra fillimi i viteve 90. Kemi 25 vjet dhe e humbëm. Tani duket sikur këta duan ta bëjnë me një reformë. Kjo është një iluzion, por që duhet diçka duhet. Unë e kam thënë, duhet një lëvizje e re politike, një bashkim i të gjithë njerëzve që janë lodhur me këtë kastë politike. Një lëvizje politike që edhe nëse nuk merr pushtetin bën presion ndaj këtyre bandave që të kthehen nga banda në parti. Kjo është një rrugë e shkurtër, por është edhe e gjatë sepse në Shqipëri nuk ka mundësi që të lindë një lëvizje e tillë politike. Unë mendoj që opozita mesa di unë ka një problem të vetëm, problemin e vendeve të rezervuara, pra kush do të bëjë kontrollin e gjyqtarëve. E para nëse do një koment të shkurtër, vetë ideja që gjyqtarët kontrollojnë gjyqtarët është një anomali, edhe ideja që vijën ndërkombëtarët dhe kontrollojnë gjyqtarët është anomali. Opozita nuk ka këtë merak, ka merak të mbrojë vetveten”, tha Lubonja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur