LAJMI I FUNDIT:

Lu takon Xhafën për reformën në drejtësi

Lu takon Xhafën për reformën në drejtësi

Ambasadori Amerikan Donald Lu e nisi ditën e sotme me një takim me kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Takimi mes Lu dhe Xhafaj po mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe ka nisur rreth orës 9.30.

Ky takim vjen pas një mesazhi të fortë të ambasadorit amerikan në websajtin e Ambasadës Amerikane, ku Donald Lu tregoi zhgënjimin e tij nga politika.


Lu u shpreh se tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kishin ofruar shumicës dhe opozitës në Shqipëri tri zgjidhje kompromisi, për të kapërcyer ngërçin që mban të bllokuar reformën në Drejtësi. “Mazhoranca i ka pranuar këto propozime, ndërsa kreu i opozitës, Basha, ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”.

Ai u bën thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. “Unë kam një kërkesë për brezin e ri të shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve që t’u thoni udhëheqësve që ju keni votuar se e doni këtë reformë. Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori