LAJMI I FUNDIT:

LSM sot përsëri do të protestojë para Kuvendit

LSM sot përsëri do të protestojë para Kuvendit

Sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të vendosen 14 karrige në shenjë mbështetjeje për anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet për të votuar amendamentin që kërkohen mjete në ribalancimin e buxhetit, ndërsa protesta do të fillojë në orën 11:00 dhe gjatë kësaj periudhe komunikacioni do të ndërpritet.

“Do të jemi në rrugë për t’i përkrahur anëtarët e Komisionit që të votojnë për amandamentin e LSM-së, me të cilin do të sigurohen 2.806 denarë për secilin të punësuar në sektorin publik. Nëse nuk e mbështesin amendamentin e LSM-së, ne do t’i thërrasim të gjithë me emër dhe mbiemër, që çdo punëtor të dijë se kush është mik e kush armik i punëtorit dhe do të kërkojmë publikisht dorëheqjen e të gjithëve sepse nuk janë të denjë të përfaqësojnë punëtorin dhe qytetarët në Kuvend”, thonë nga LSM.


Greva e përgjithshme në sektorin publik filloi më 22 qershor me kërkesat për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë neto për të gjithë punëtorët në përputhje me rritjen e pagës minimale, nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe pagesën e K-15./Telegrafi/