LSM ende në pritje të ftesës nga Qeveria e Maqedonisë, për të diskutuar rritjen e pagave
Punëtorët janë në dyshim, sindikatat dhe qeveria janë në konflikt.
Diskutohet për masën e pagave të punonjësve të sektorit publik dhe nga sindikata thonë se është gjithnjë e më e sigurt se nuk do të kenë rritje as në tetor.
Në fund të shtatorit skadon edhe afati ligjor për rritjen e pagave të tjera sipas pagës minimale, thekson Sindikata, ndaj presin seancë në gjykatë, që të dëshmojnë me argumente se Qeveria po shkel ligjin.
“Për herë të fundit është biseduar pas 1 majit me zëvendëskryeministrin dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale për rritje lineare të pagave solidare prej 2806 denarë. Asokohe nuk ishte përmendur ndonjë metodologji, kështu që nga muaji gusht, kur u zhduk dialogu social, kërkohej justifikim që të bëhej metodologji. Metodologjia është e shkruar qartë në Ligjin për pagën minimale dhe do ta përsëris edhe një herë: Me rritjen e pagës minimale, pjesa tjetër e pagës duhet të rregullohet në përqindje aq sa paga minimale u rrit”, theksoi Darko Dimovski – Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Fatmir Bytyqi nga Qeveria bëri të ditur se sindikalistët do të thirren këto ditë, në mënyrë që deri në fund të vitit të hiqen dallimet dhe të nënshkruhet Kontrata e Përgjithshme Kolektive.
Sipas Qeverisë, rritja lineare e pagave nuk është zgjidhje dhe ofrohen zgjidhje të tjera.
“Ne duam të përcaktojmë një metodologji për rritjen e pagave në sektorin publik që do të bazohet në produktivitetin dhe efikasitetin siç kërkojmë në sektorin privat dhe sigurisht me një ligj të ri për pagat në sektorin publik. Edhe Ligji i pagave, edhe metodologjia e rritjes së pagave janë tashmë në proces në ministri dhe përveç kësaj, në përgatitjet e buxhetit tashmë po fillojmë të shohim mundësitë reale se në cilin nivel mund të shkojmë me metodologjinë e re të pagave”, tha Bytyqi.
Më 1 shtator, LSM ka dorëzuar një raport në Gjykatën Themelore Civile, për të nisur procedurë kundër Qeverisë.
Sipas LSM-së, Qeveria nuk e respekton ligjin dhe nuk i rrit pagat për 18,4% të punëtorëve në sektorin publik – atyre që punëdhënës e kanë shtetin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Angelovska-Bezhoska: Vlerësimi i FMN-së është se Banka Popullore është shembull i mirë i transparencës
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur