LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shkupi dhe Maqedonia për një dekadë ishin të ekspozuar në shkatërrimin e gjelbërimit

LSDM: Shkupi dhe Maqedonia për një dekadë ishin të ekspozuar në shkatërrimin e gjelbërimit

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM reagojnë ndaj OBRM-PDUKM-së në lidhje me ajrin e ndotur në Shkup dhe Maqedoni duke thënë se “I gjithë Shkupi dhe Maqedonia ishin të ekspozuar në shkatërrim ekstrem dhe rrezikimin e mjedisit jetësor nga ana e OBRM-PDUKM-së kriminale që rezultoi me ndotjen enorme të ajrit”.

Sipas LSDM, për dallim nga OBRM-PDUKM, sot të gjitha institucionet si në nivel vendor dhe qendror, të udhëhequra nga Qeveria e LSDM-së secilën ditë ndërmarrin masa për zbatimin e ajrit disa vjeçar të ndotjes së ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.


OBRM-PDUKM: Qytetarët me muaj thithin ajër të papastër
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Qytetarët me muaj thithin ajër të papastër

“Vazhdon aksioni për rimëkëmbjen e gjelbërimit të shkatërruar në Shkup. Në Karposht, Bit Pazar, Butell dhe Aerodrom, dje u mbjellën drunj në Komunën e Gjorçe Petrovi me çka vazhdon aksioni për mbjelljen e rreth 3500 drunjve nëpër gjithë komunat e Bashkisë së Shkupit”, thonë nga LSDM duke shtuar se në vazhdimësi zbatohen aksione për heqjen e deponive të egra dhe se vetëm ditën e djeshme është hequr deponia e egër në Gjorçe Petrov.

Nga LSDM thonë se subvencionimi për peletat, vendosja e fasadeve efikase, fillimi i procedurës për furnizimin e 40 autobusëve në Shkup, janë disa nga masat me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit.

“Si asnjëherë më parë Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe të gjitha institucionet kompetente në mënyrë aktive punojnë në zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur, me qëllim që niveli i ajrit të ndotur të ulet dyfish në dy vitet e ardhshme”, thuhet në kumtesën e LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori