LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski dhe të tjerët nga partia e tij pushojnë nëpër vende luksoze, a kështu brengosen për standardin jetësor të qytetarëve?

LSDM: Mickoski dhe të tjerët nga partia e tij pushojnë nëpër vende luksoze, a kështu brengosen për standardin jetësor të qytetarëve?

Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, shqetësimin e OBRM-PDUKM-së për gjendjen ekonomike të qytetarëve e quajti të rremë dhe hipokrit, duke argumentuar vme fotografi se ku janë duke pushuar politikanët e opozitës maqedonase.

“Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, i cili në konferenca për media bën sikur është i shqetësuar për gjendjen ekonomike, pushimet verore i kalon në Monte Karlo. Fotot e publikuara publikisht tregojnë se ai dhe gruaja e tij ndodhen në plazhin Nikki në Monte Carlo, një vend në modë ku pushojnë elita botërore. Sa e kushtueshme është kjo kënaqësi e Arsovskit, ku një porcion ushqimi kushton deri në 98 euro, tregon menyja në restorantin në plazh. Në të njëjtën kohë, Hristijan Mickoski është duke pushuar në Mal të Zi, afër Kotorrit, ku sipas informacioneve një natë në vilë kushton 1000 euro. Kështu pra shqetësohet OBRM-PDUKM-ja për standardin e qytetarëve. Duke e frikësuar opinionin me skenarë të errët ekonomikë, zyrtarë të kësaj partie shpenzojnë mijëra euro për pushime në lokacione luksoze. Kështu e imagjinon OBRM-PDUKM-ja verën protestuese me të cilën i gënjeu qytetarët! Shthurja, pafytyrësia dhe hipokrizia ishin dhe mbeten markë e partisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski”, thanë nga LSDM.


Kujtojmë se politikanët aktualisht janë në pushim, të njejten pritet që në obligimet e tyre rutinore të kthehen në fillim të shtatorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori