LAJMI I FUNDIT:

LSDM deri tek OBRM-PDUKM: Ka mbaruar koha e partizimit të institucioneve dhe policisë

LSDM deri tek OBRM-PDUKM: Ka mbaruar koha e partizimit të institucioneve dhe policisë

OBRM-PDUKM, qeverisja e së cilës do të mbahet mend për partimzimin masiv të institucioneve dhe keqpërdorimit të policisë, gjithmonë shpërndan mendime dhe gënjeshtra, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thanë në një deklaratë se pretendimet e OBRM-PDUKM-së për presione, shantazhe dhe abuzime në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishin të rreme.


“Siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, të gjitha procedurat për vendosjen e punonjësve kryhen në përputhje me procedurën e përcaktuar me Ligjin për Punë të Brendshme dhe aktet e tjera nënligjore. OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin se ka përfunduar koha e OBRM-PDUKM-së dhe shpërdorimit të policisë për interesa personale dhe partiake. Me procesin e reformave me ndryshimeve, policia është duke u profesionalizuar, pajisur, duke vepruar pa dallim dhe duke u zhvilluar si një mbrojtës i vërtetë i qytetarëve”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/