LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Qeveria të mbajë përgjegjësi për krizën në vend

Lëvizja për reforma – PDSH ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK). Në reagimin dërguar Telegrafit Maqedoni, thuhet ”Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave i cili rradhiti Maqedoninë në mesin e shteteteve që janë goditur nga konfliktet siç është Iraku dhe Siria, është një tregues i pamohueshëm se Maqedonia dita ditës po bëhët një vend i pashshpresë dhe pa perspektivë për qytetarët e saj”.

LR PDSH mes tjerash thotë ”LR PDSH vlerëson se shktaktarë kryesorë të kësaj gjendje është padyshim Qeveria e RM-së si dhe partnerët e koalicionit qeverisës VMRO-BDI, të cilët duhet të japin llogari para votuesve të tyre e më gjerë për këtë rangim në mesin e shteteve të pazhvilluara ekonomikisht dhe politikisht si dhe shteteve të përfshira në konflikte të armatosura.

LR PDSH, duke e analizuar raportin e GNK, konstaton se në mënyrë urgjente duhet ndryshuar elita e politkbërjes në Maqedoni, ndërsa Qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të vështirë ku mbisundon varfëria, krimi i organizuar dhe diktatura qeverisëse si dhe mundësia e një konflikti qytetar dhe etnik në Maqedoni.

LR PDSH bën thirrje faktorit ndërkombëtarë për një ndërhyrje më aktive diplomatike dhe politike për ti ndihmuar Maqedonisë të dal nga kriza, që tanimë çmimin e një konflikti të mundshëm do ta paguanin qytetarët e pafajshëm të Maqedonisë.

LR PDSH pyet publikisht BDI-në, se a ka kapacitet kjo parti së bashku me ministrat e rinjë të cilët udhëheqin digastere të rëndësishme siç është ai i Ekonomisë dhe Euro integrimeve, t’ju japin përgjigje këtyre organizatave ndërkombëtare siç është ky i Grupit Ndërkombëtar të Krizave të cilat ndezin alarmin e kuq për Maqedoninë dhe të ardhmen e saj.

LR PDSH edhe njëherë konstaton së formimi i një Gjykate Speciale do ishte një ndihmesë e madhe për funksionimin e Prokurorisë Speciale, poashtu vlerëson se përfaqësuesit e BE duhet të përfshihen në mënyre aktive edhe në institucionet për përgaditjen e zgjedhjeve siç është ai i KSHZ-së për të siguruar zgjedhje me standarde dhe të pranueshme për të gjitha palët si dhe të kontribojë për ndarjen e shtetit nga partia.”/Telegrafi/