LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: BDI vegël për manipulim nga OBRM-PDUKM

Lëvizja për Reforma PDSH e ka vlerësuar BDI si vegël për manipulim nga OBRM-PDUKM. Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga LR-PDSH drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

”Nisma e BDI për në Gjykatën Kushtetuese për të vleresuar kushtetueshmërinë e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit si dhe shpalljes së zgjedhjeve më 5 Qershor është një manipulim klasik dhe një gaf politik I lloit të vetë kur dihet se BDI së bashku më OBRM-PDUKM në 23 e Shkurt e shpërbënë Parlamentin e RM, pa pjesmarrjen e opozites dhe pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar.


BDI e vetëdijshme se faktori ndërkombëtar kishte kritika të ashpra për mos implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, pastrimin e listave zgjerore si dhe ligjin për media, ajo si cdo herë edhe kësaj rradhe iu nënshtrua presionit të OBRM-PDUKM për të votuar për shpërbërjen e Kuvendit të RM si dhe shpalljen e zgjedhjeve me 5 qershor.

LR PDSH vlerëson së deputët BDI dhe OBRM-PDUKM-së janë shkelësit më të mëdhej të Kushtetutës dhe nuk kanë kredibilitet moral dhe politik të kërkojnë vlerësimin e Kushtetueshmërisë të ndonjë vendimi antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. BDI para se të tentojë të përfitoj politikisht në këtë situatë ajo duhet të japë përgjegjësi politike dhe penale së bashku më OBRM-PDUKM si shkaktar kryesor të kësaj krize politike. LR PDSH, i bën thirje BDI dhe liderit të saj Ali Ahmetit të përgjigjet sa më parë se pse ka votuar për një vendim antikushtetues për shpërberje te Kuvendit, LR PDSH pyet BDI a është ky skenar i OBRM-PDUKM-se që nëpërmjet BDI mundohet të kthehet ne Kuvend për ta shtyer datën e zgjedhjeve. LR PDSH në mënyrë urgjente kërkon nga të gjitha forcat politike, dhe nga Gjykata Kushtetuese që sa më shpejt të bëj anulimi e vendimit për falje nga ana e Ivanovit, si një vendim anti kushtetues për të qenë të barabartë të gjithë para ligjit e aq më shumë të politikanëve të pandërgjegjshëm që po e mbajnë peng politikën dhe shtetin e Maqedonisë.”(sic) thuhet në komunikatën e LR-PDSH-së./Telegrafi/