LAJMI I FUNDIT:

Lovren qëndron te Liverpooli

Lovren qëndron te Liverpooli
Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Dejan Lovren do të qëndrojë te Liverpooli në sezonin 2019/20, përkundër interesimit të madh nga Milani dhe Roma.

Sky Sports raporton se dy gjigantët italianë e duan transferimin e mbrojtësit kroat, mirëpo The Reds nuk e duan largimin e tij.


Afati i transferimeve në Ligën Premier u mbyll më 8 gusht, andaj Liverpooli nuk ka mundësi që ta gjejë zëvendësuesin e tij.

Roma gjithnjë e më afër transferimit të Lovrenit
Lexo po ashtu Roma gjithnjë e më afër transferimit të Lovrenit

Juventusi është interesuar po ashtu për transferimin e Lovrenit, mirëpo Jurgen Klopp ka aktualisht vetëm tre qendër mbrojtës në skuadër.

Lovren ka bërë 170 paraqitje deri më tan në Afield Road, mirëpo nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri më tani në këtë sezon pas katër javësh. /Telegrafi/