LAJMI I FUNDIT:

Lori rrëfen periudhën e zhvendosjes nga Korça në Durrës: Kam pasur një jetë të vështirë, kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz

Lori rrëfen periudhën e zhvendosjes nga Korça në Durrës: Kam pasur një jetë të vështirë, kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz
Lori (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Loreta Kaçka, tashmë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor shqiptar.

Ajo së fundmi ka qenë pjesë e rubrikës “5 data”, në të cilën ka përzgjedhur datat më të rëndësishme në jetë.


Si shumë nga të famshmit shqiptarë, ajo ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira në jetë – zhvendosjen nga Korça në Durrës së bashku me familjen në vitin 1986.

Lori (Foto: YouTube)

“Kam pasur një jetë shumë të vështirë. Kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz. Kemi ndërruar shumë vende. Nuk ka qenë e lehtë me të thënë të drejtën, por i jemi përshtatur punës së babait ka qenë e domosdoshme që ne të shkonim ku të shkonte ai me punë”.

Lori sjell një version ndryshe të këngës "Kujt i thua xhan" të Bertan Asllanit
Lexo po ashtu Lori sjell një version ndryshe të këngës "Kujt i thua xhan" të Bertan Asllanit

“Unë kam pasur fatin të prek shumë nga trevat shqiptare do të thotë në Shqipërinë jugore, të mesme atë të veriut, kjo në fakt më ka ndihmuar shumë në jetë, për shumë arsye dhe për shumë gjëra”, ka deklaruar Lori.


Ajo ndërkaq po vazhdon të jetë aktive në muzikë, pasi pak ditë më parë solli një version ndryshe të këngës “Kujt i thua xhan” të Bertan Asllanit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori