LAJMI I FUNDIT:

Lorenzo Insigne i jep lamtumirën Napolit me një fjalim emocionues

Lorenzo Insigne i jep lamtumirën Napolit me një fjalim emocionues
Insigne do të bëhet më i paguari në histori të MLS

Lorenzo Insigne nuk arriti t’i ndalte lotët gjatë një fjalimi emocionues për tifozët përpara ndeshjes së tij të fundit me fanellën e Napolit në Stadio Maradona.

Ai nuk ka qenë në gjendje të bie dakord për një kontratë të re dhe në vend të kësaj do t’i bashkohet klubit MLS Toronto FC si lojtar i lirë nga 1 korriku.


Shokët e tij të skuadrës formuan një gardë nderi ndërsa ai doli në fushë me dy djemtë e tij dhe iu dhuruan dhurata përkujtimore, një fanellë me kornizë nga Dries Mertens, një pikturë nga Kalidou Koulibaly, një trofe nga Presidenti Aurelio De Laurentiis.

Të gjitha lajmet nga Lorenzo Insigne
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lorenzo Insigne

“Siç e dini, nuk jam mirë me fjalët, por kam shkruar diçka”, tha fillimisht Insigne.

“Gjithçka që mund të them është faleminderit. Faleminderit qytetit që më dha gjithçka. Unë jam rritur këtu me ju. Festuam, vuajtëm dhe herë-herë grindemi, por gjithmonë bashkë, si një familje e madhe”.

“U ndjeva i dashuruar nga njerëzit e tokës sime, të fanellës sime. Të luaja për Napolin nuk ishte vetëm një përvojë e mrekullueshme, por edhe një përgjegjësi e madhe që e pranova me dashuri dhe krenari.

“Çdo lamtumirë lë një shije të hidhur, por kjo më shumë se të tjerat. Të largohesh nga Napoli do të thotë të largohesh nga shtëpia, duke ditur se do të më mungoni përgjithmonë”.

“Me kalimin e viteve, ne grumbulluam momente të paharrueshme që do të marr me vete. Gjithmonë kam dhënë gjithçka kam pasur, por loja më e madhe, ku nuk ka fitues apo humbës, është ajo që kemi luajtur bashkë”.

“Së fundi, faleminderit të gjithë tifozëve të Napolit në mbarë botën, të gjithë shokëve të skuadrës që u bënë miq në të cilët mund të mbështetesha. Faleminderit të gjithë stafit që u kujdes për mua që nga dita e parë. Për klubin që i bëri të mundur të gjitha këto. Për ata që kanë besuar gjithmonë në mua”.

“Faleminderit nga zemra, Forza Napoli gjithmonë”, ishin fjalët e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori