Rap - artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, është mjaft e pëlqyer nga publiku. 

Krahas karrierës muzikore, ajo komentohet tejet shumë edhe për dukjen, pasi në të shumtën e kohës shfaqet me makijazh.


Biondja së fundmi ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa tregon dukjen natyrale për të gjithë fansat e saj.

67075923 832595110474432 4798159290667892736 n Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)

Në ndërkohë, ajo akoma është në qendër të vëmendjes për shkak se para pak muajve e kishte mashtruar një çift zviceran nga Valais me plot 700,000 mijë franga.

Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar këngëtaren Zefi që të vazhdojë me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme edhe në Gjermani.

Ajo para pak ditëve publikoi listën e koncerteve, ku pritet të performojë bashkë me bashkëshortin e saj, Mozzik. /Telegrafi/

67174405 1079564328906066 3487356931448766464 n Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)