LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i video-lojërave bëri atë që besohej se ishte e pamundur

Lojtari i video-lojërave bëri atë që besohej se ishte e pamundur

Lojtarët po ndërmarrin lëvizje gjithnjë e më të çuditshme në përpjekjet e tyre për të vendosur rekorde të reja, më e fundit që është arritur në videolojën Super Mario 64.

Një lojtar i quajtur Marbler arriti të kalonte të gjithë lojën pa përdorur butonin A, i cili përdoret për të kërcyer.

Prej kohësh besohej se ishte e pamundur të realizohej dhe në një farë mase ishte, por Marbler ia doli duke përdorur versionin Virtual Console të lojës për Nintendo Wii.

Marbler-it iu deshën 86 orë për këtë arritje, si dhe një sërë trukesh që komuniteti i video-lojërave i ka zhvilluar për një kohë të gjatë.

Parimi bazë për të kaluar lojën Super Mario 64 pa përdorur butonin A është përdorimi i B për lëvizje, domethënë kërcimi përpara, pas së cilës personazhi kryesor merr një kërcim.

Pavarësisht se nuk është tamam pa kërcim, suksesi i Marbler është sigurisht i madh sepse ia doli atë që mendohej se askush nuk do ta bënte për një kohë të gjatë, që është edhe sukses i gjithë komunitetit të video-lojërave. /Telegrafi/