LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e NBA që bartin numrin 8 dhe 24 po ndryshojnë numrat e fanellave të tyre si nderim për legjendën Kobe Bryant

Lojtarët e NBA që bartin numrin 8 dhe 24 po ndryshojnë numrat e fanellave të tyre si nderim për legjendën Kobe Bryant

Numri 8 dhe ai 24 i mbajtur për shumë vite nga Kobe Bryant, mund të dalë zyrtarisht në pension nga çdo ekip në NBA. Disa nga lojtarët që bartin këta numra po ndryshojnë në mënyrë proaktive numrat e tyre si një nderim për legjendën e basketbollit, ka thënë reporteri i NBA, Shams Charania.  

Lojtari i Brooklyn Nets, Spencer Dinwiddie, është në mesin e këtij grupi. Dinwiddie, i cili ka mbajtur numrin 8 të gjithë karrierën e tij, ka ndryshuar numrin në 26 të martën. Ai bëri një cicërimë në Twitter, duke thënë: “Gjithçka në jetë evoluon”.

Dinwiddie zbuloi se ai zgjodhi numrin 26 për një numër arsyesh, por djali i tij luajti një rol të madh në këtë numër.

Publikohet video e re e aksidentit të Kobe Bryant - eksperti i aviacionit, Ditchey: Aksidenti ishte i shmangshëm
Lexo po ashtu Publikohet video e re e aksidentit të Kobe Bryant - eksperti i aviacionit, Ditchey: Aksidenti ishte i shmangshëm

Djali i Dinwiddie, Elijah, lindi në 20 Prill 2018. Ditëlindja e Dinwiddie është 6 prill 1993. Ai mblodhi ditës kur zgjedh numrin e tij të radhës.

Charania ka thënë se gjesti është një gjest për të pensionuar në mënyrë informale numrat që mbante Bryant, i cili vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçe Gianna së bashku me shtatë persona tjerë në një aksident me helikopter të dielën.

Në anën tjetër, sipas Marc Steing nga New York Times, lojtarët që duan të ndryshojnë numrin e tyre do të shqyrtojnë çështjet e tyre nga NBA.

Stein vëren se ligat zakonisht nuk i lejojnë lojtarët të ndryshojnë numrat e tyre në mes të sezonit, por i lejuan Dinwiddie të bëjë ndërrimin.

Lojtarët e tjerë që do të ndryshojnë fanellat e tyre numër 8 përfshijnë yllin e Orlando Magic, Terrence Ross, i cili tani do të marr numrin 31 dhe ai i Los Angeles Clippers, Moe Harkless, i cili do të mbaj numrin 11.

Në ditët pas vdekjes së Bryant, skuadrat dhe lojtarët e NBA-së i kanë kushtuar nderim Bryantit me letra prekëse, histori dhe gjeste në palestër. Ndryshimi i numrave të fanellave duket të jetë hapi tjetër në këtë proces.

Jo çdo lojtar i NBA që bart aktualisht numrin 8 ose 24 do të kërkojë të ndryshojë numrat e tyre. Lojtari i Indiana Pacers, Alize Johnson, i cili mban numrin 24 për nder të Bryant, ka thënë se dëshiron ta mbaj numrin pikërisht si nder për Bryant.

Numri 8 dhe 24 i Bryant janë në pension nga Los Angeles Lakers. Pas vdekjes së Bryant, pronari i Dallas Mavericks, Mark Kuban, njoftoi se skuadra e tij do të tërhiq numrin 24 për nder të legjendës së basketbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori