Lojtarët e Interit që u kthyen nga kombëtaret rezultojnë të gjithë negativë për COVID-19
Interi ka konfirmuar se të gjithë lojtarët që janë kthyer nga detyra me kombëtaret e tyre kanë rezultuar negativë me Coronavirus, para ndeshjes së madhe kundër Milanit.
Trajneri Antonio Conte tani pret informacion në lidhje me Alessandro Bastoni, i cili ka qenë pozitiv, por një test negativ mund ta lirojë nga karantina dhe të jetë në fushë kundër Rossonerëve.
Roberto Gagliardini, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Ashley Young dhe Ionut Radu të gjithë kanë dalë pozitiv me COVID-19 dhe mbeten të padisponueshëm për “Derby della Madonnina”.
Ata që kthehen nga ekipet e tyre kombëtare janë testuar të gjithë negativë dhe i kanë dhënë lajme të mira Contes për ndeshjen e nesërme.
Alexis Sanchez është ende i pasigurt, pasi ai vuan nga lodhja e muskujve pas udhëtimit të tij me Kilin, por SportMediaset shkruan se ai së shpejti duhet të jetë 100 për qind.
Në mesfushë, Marcelo Brozovic lufton me Christian Eriksenin për një vend në formacionin startues, por ai që nuk fillon kundër Milanit pritet të ketë një rast për ndeshjen kundër Borussia Mönchengladbach në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Conte mund të fillojë derbin me emra si Nicolò Barella dhe Arturo Vidal në mesfushë dhe Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku në sulm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mesazhi fantastik i yllit të Man United pasi Kroos njoftoi për pensionim nga futbolli
Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur
Oleksandr Usyk pezullohet përkohësisht nga boksi pas duelit brutal me Tyson Furyn
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251