Lojtarët e Barcelonës akuzohen për doping gjatë këtij sezoni - kundërpërgjigjet Raphinha

Festimet e golit të Raphinhas kundër Real Madridit mund të kenë qenë një reagim ndaj akuzave të fundit për doping.
Pak para El Clasicos së fundit — të cilën Barcelona e fitoi 4–3 — ish-kreu i stafit mjekësor të Real Madridit dhe konsulenti aktual mjekësor, Niko Mihic, sugjeroi se disa lojtarë të Barcelonës mund të fshihnin shenjat e injeksioneve.
Ai deklaroi: “Mjekët e dinë: kyçet e duarve ofrojnë qasje të lehtë në vena”.
“Nëse doni të keni akses venoz, është në duar dhe kyçe”.”Çdo mjek e di që nëse dëshiron të kesh akses të lehtë venoz, është në duar dhe kyçe”, përsëriti Mihic për të dhënë disa shpjegime në lidhje me këtë . Pa siguruar asgjë, Mihic komentoi se fashot e lojtarëve të Barçës janë të çuditshme.
Sipas Marcas, pas të dy golave të tij, Raphinha tregoi drejtpërdrejt fashën blu në kyçin e dorës. Ky gjest po interpretohet si një përgjigje ndaj komenteve të Mihic.
Ky sezon ka parë një ringjallje pothuajse të pashpjegueshme nga Barcelona.
Nga të qenit objekt talljeje i të gjithë Evropës dhe Spanjës sezonin e kaluar, lojtarët kanë bërë një hap që ka ngritur më shumë se një vetull. /Telegrafi/









































