LAJMI I FUNDIT:

Lojërat Dimërore, mes fituesve të ditës së dytë edhe një 17-vjeçar

Lojërat Dimërore, mes fituesve të ditës së dytë edhe një 17-vjeçar

Në Lojërat Olimpike Dimërore u dhanë të tjera medalje. Në garën e 15 km të skiatlonit në “Cross Country” për meshkuj dominoi Norvegjia, që zuri të 3 vendet e para të kësaj gare.

Medalja e artë i shkoi Simen Hegstad Krueger, me kohën 1 orë, 16 minuta e 20 sekonda.


Në vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë u rendit Martin Sundby, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Hans Holund.

Në ditën e dytë spikat triumfi i 17-vjeçarit Redmond Gerrard në garën “Snowboard Slopestyle”, me amerikanin që grumbulloi 87.16 pikë pas 3 provave.

Vendi i dytë dhe medalja e argjendtë ishte për kanadezin Max Parrot, me 86 pikë. Podiumin e kësaj gare e plotësoi një tjetër kanadez, Mark McMorris, i renditur në vendin e tretë me 85.2 pikë.

Në garën e stilit të lirë në ski për femra, medaljen e artë e fitoi francezja Perrin Laffont, që la pas Justine Dufour-Lapointe me medaljen e argjendtë, ndërsa në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronztë u rendit skiatorja nga Kazakistani, Yulia Galysheva.

Në disiplinën “Luge”, medalja e artë shkoi për austriakun David Gleirscher, i ndjekur në vendin e dytë nga amerikani Chris Mazdzer, që fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në vendin e tretë dhe me medaljen e bronztë u pozicionua sportisti gjerman Johannes Ludwig.

Holanda fitoi një tjetër medalje të artë në garën e shpejtësisë në akull, këtë radhë në garën e 5.000 m për meshkuj.

Ishte rekordmeni olimpik i kësaj gare, Sven Kramer, ai që fitoi këtë garë, duke rrëmbyer medaljen e tij të tretë të artë. Në vendin e dytë u rendit kanadezi Ted-Jan Bloemen, ndërsa i treti u rendit norvegjezi Petersen. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori