LAJMI I FUNDIT:

LOE do t’i promovojë mundësitë bilaterale për zhvillim të turizmit dimëror

LOE do t’i promovojë mundësitë bilaterale për zhvillim të turizmit dimëror
www.hdnicewallpapers.com

Oferta speciale për turistët e Maqedonise parashikon memorandumi për bashkëpunim që sot do ta nënshkruajnë Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) dhe organizata turistike ‘Zlatibor’ nga Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i memorandumit është që ta rritë bashkëpunimin në turizmin dimëror midis dy vendeve.


‘Turizmi dimëror mundësi për rritjen e rrjedhës së turistëve individualë dhe grupeve midis Maqedonisë dhe Serbisë në dy drejtime. Do të ofrohen destinacione atraktive të Maqedonisë dhe Serbisë për këmbimin e turistëve dhe për rritjen e numrit të mysafirëve nga të dyja palët’, informon LOE.

Në ngjarjen promovuese do të prezantohen ofertat dhe të gjitha risitë sezonin e ardhshëm 2016-2017, si dhe mundësitë për bashkëpunim të drejtpërdrejtë profesional. /Telegrafi/