LAJMI I FUNDIT:

I lodhur nga kërkesat për ndihmë, fituesi i jackpot-it në Indi është “pishman” pse fitoi rreth 3 milionë euro në lotari

I lodhur nga kërkesat për ndihmë, fituesi i jackpot-it në Indi është “pishman” pse fitoi rreth 3 milionë euro në lotari

Një fitues i lotarisë indiane ka thënë se është aq i mbingarkuar me kërkesat për ndihmë financiare, saqë “është penduar” për marrjen e çmimit të jackpot-it.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anoop, një shofer automjetesh nga shteti jugor i Kerala, kishte fituar 250 milionë rupi (rreth 3 milionë euro) në një lotari të qeverisë shtetërore më parë në shtator.


Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të panjohurve që të mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij.

“Do të doja të mos kisha fituar”, thotë ai. “Çmimi i tretë mund të ketë qenë më i mirë”.

Dhe Anoop thotë në video se po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut.

Historia e tij kishte zënë titujt e mediave kombëtare dhe jo vetëm kur fitoi çmimin, më i larti i ofruar ndonjëherë në shtet për një lotari.

Ai e bleu biletën më 18 shtator – një ditë para se të duhej të udhëtonte me aeroplan për në Malajzi për një punë.

Pasi u publikua lajmi për fitoren e tij, familja e tij mori një vëmendje të madhe mediatike.

“Isha shumë i lumtur kur fitova”, thotë ai në videon e tij të fundit. “Kishte njerëz dhe kamera në shtëpi dhe ne ishim të lumtur”.

Por situata shpejt doli jashtë kontrollit.

“Unë nuk mund të dal nga shtëpia, nuk mund të shkoj askund. Fëmija im është i sëmurë dhe nuk mund ta çoj te mjeku”.

Anoop – i cili do të marrë 150 milionë rupi (rreth 1.9 milion euro) pas taksave të qeverisë – thotë se njerëzit fillojnë të mbërrijnë në shtëpinë e tij çdo mëngjes.

Ndërkohë qeveria e shtetit ka thënë se do të organizojë një program trajnimi njëditor për Anoop mbi menaxhimin financiar për ta ndihmuar atë të përdorë mirë paratë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori