Një student amerikan ka arritur të ndërtojë një shtëpi të vogël me vetëm 21 metra katrore, duke shmangur kështu qiratë e shtrenjta, ndërsa ndërtimi i kësaj shtëpie brenda të cilës nuk mungon asgjë, ka kushtuar hiq më shumë se 14 mijë dollarë.

Fotogaleria e publikuar më poshtë, shfaq Bradley nga Jacksonville i Floridës, ku shihet duke ndërtuar këtë shtëpi të vogël pa i ndihmuar askush, transmeton Telegrafi.


Duke parë se jetesa në konvikt i kufizonte shumë gjëra dhe qiratë në apartamente dhe të shpi private ishin shumë të larta, ai vendosi ta ndërtojë këtë shtëpi për të kënaqur apetitet e tij.

"Gjendja financiare më ka shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë. Pasi përfundova shkollën e mesme dhe kërkova një shtëpi me qira, aty e kuptova se jo gjithçka mund të bëjë brenda saj dhe nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për t'u argëtuar me miqtë. Kështu fillova ndërtimin e shtëpisë që gjithmonë e kam ëndërruar, ndërsa paratë e dedikuara për qiranë njëvjeçare i investova në materialet që kisha nevojë t'i kem për ndërtimin e saj", ka deklaruar Bradley. /Telegrafi/

1 500

2 178

3 148

4 122

5 108

6 83

7 73

8 62

9 61

10 52

11 51

12 40

13 39

14 31

15 26

16 20

17 16

18 17

19 15

20 13

21 10

22 9

23 6

24 6

25 4

26 3

27 3

28 2

29 2

30 2

31 1

32 1

33 2