LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Meja është treguesi më i mirë për gjenocidin serb

Lluka: Meja është treguesi më i mirë për gjenocidin serb

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, në 20 vjetorin e masakrës së Mejës ka thënë se “fusha e Mejes mblodhi 376 shpirtra të cilët po vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për ‘fajin’ pse ishin shqiptarë”.

Lluka përmes një postimi në Facebook, tha se ‘Meja është treguesi më i mirë, për gjenocidin që përjetoi ky popull”.


Postimi i plotë i Llukës:

“Meja në 20 vjetorin e pranverës së përgjakur

U bënë dy dekada, që nga pranvera e vitit 1999, e cila në vend të fushave me blerim, mbolli tokën me gjak e në atë pranverë nuk erdhën zogjtë shtegtarë, por shtegtar nën hirin e dhimbjes e trishtimit ishin shqiptarët që po largoheshin nga fati i trishtë, nën kërcënimin e orës së humbur, ku koha dhe historia sikur po i gëlltiste.

Fusha e Mejes mblodhi 376 shpirtra të cilët po vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për “fajin” pse ishin shqiptarë.

Shekujt para nesh ishin dëshmitarë, të vuajtjeve dhe trishtimit për një komb të lashtë që asnjëherë nuk iu dorëzua skllavërisë në vendin e vet.

Shekulli XX nën kërcënimin e hijeve të djallit, po merrte shpirtra, andrra, dëshira dhe dashuri, në tokën që zotat ia falën etërve tanë ilirë.

Meja është treguesi më i mirë, për gjenocidin që përjetoi ky popull.

Meja u mbulua me gjakun e martirëve, të cilët dhanë jetën për lirinë.

Askush nuk mund të na – i mohojë vuajtjet tona, as serbët të cilët me politikën e tyre çnjerëzore një shekull rresht kryen krime të paimagjinueshme ndaj qenies shqiptare.

Koha është të ecim përpara duke nderuar përjetësisht i varret e martirëve të rënë, që ky komb të mos shuhet e të jetojë sa të rrojë ora e njerëzimit mbi dhe”, ka shkruar Lluka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori