Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, ka thënë se fjala dhe guximi i ish-sekretares amerikane, Madeline Albright, bënë që kjo zonjë e madhe të rrëmbej zemrat e gjithë popujve në botë,dashamirës të lirisë, veçanërisht shqiptarëve
Përmes një postimi në Facebook, Lluka ka thënë se falë kësaj zonje të madhe me zemër hyjnore, ne sot frymojmë lirshëm.
Postimi i plotë:
Fjala dhe guximi i Sekretares s’ë parë grua në historinë e SHBA-ve, Madeline Albright bënë që kjo zonjë e madhe të rrëmbej zemrat e gjithë popujve në botë,dashamirës të lirisë, veçanërisht shqiptarëve.
Kur kohërat e zymta, po shënonin fundin e një shekulli që nxori Dy Luftëra Botërore, akrepat e orës së këtij fundshekulli XX, po shënonin goditjet më të rënda ndaj popullit shqiptar që kërcënonin me zhdukje nga faqja e dheut.
Ishte zëri i gruas më të fuqishme të botës Madeline Albright e cila, si një hyjneshë i doli në mbrojtje kombit shqiptar.
Në kohë të pazakonta, disa njerëz me vullnetin dhe guximin e tyre hyjnor bëjnë vepra të pazakonta, e që do mbesin përjetësisht në historinë e njerëzimit, si shembull dhe frymëzim për shpirtrat që duan lirinë dhe paqen në botë.
Madeleine Albright rrëmbeu zemrat e çdo shqiptari, anë e kënd botës, vepra e saj bëri që shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre, atje ku kishin lënë kujtimet, vuajtjet, dashuritë, andrrat,gjakun dhe varret.
Falë kësaj zonje të madhe me zemër hyjnore, ne sot frymojmë lirshëm.
Prishtina sot zbulon bustin e z.Albright e cila hapi një epokë të re me veprën dhe ndihmën e saj për shqiptarët në Ballkan.
Kjo grua e madhe pushtoi botën dhe bëmen e saj pushtoi përjetësinë.
Ne kurrë nuk do të harrojmë ku ishim dhe ku duam të shkojmë. Shteti ynë përmbledh sakrificat dhe gjakun e një populli për gjashtë shekuj me radhë.
Fëmijët dhe brezat që do vijnë do i mbesin mirënjohës përgjithmonë z. Albright e cila vulosi përjetësinë e saj në bustin e saj në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert