Java e 28-të në Superligën e Kosovës, do të përmbyllet sot me dy ndeshje tejet interesante.

Kjo e diel sjell një përballje tejet interesante në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, në mes Drenicës dhe Prishtinës.


Ky rivalitet do të jetë i zjarrtë për faktin se të dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshme, kryeqytetasit për kreun e elitës, ndërsa kuqezinjët për t'i ikur edhe më shumë pozitave të fundit në tabelë.

Selim Isufi do ta gjykojë ndeshjen mes Drenicës dhe Prishtinës, me ndihmësit Besnik Morina e Imran Kabashi.

E për të njëjten gjë do të luajnë edhe Llapi me Dritën në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në Podujevë.

123715098 10158702302512243 3334266213142007424 n

Llapjanët kërkojnë fitoren për të qenë më të qetë në renditjen tabelare, ndërsa gjilanasit për të rimarr sërish kreun e elitës.

Gjyqtari me stem të FIFA-s, Visar Kastrati do ta ndajë drejtësinë në këtë sfidë, me asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Vicaj.

Superliga e Kosovës – Java XXVIIE diele – 15:00

Drenica – Prishtina

Llapi – Drita

/Telegrafi/

telegrafi sport app