LAJMI I FUNDIT:

Llamba e fuqishme që mund të shfrytëzohet edhe për pjekjen e ushqimit

Llamba e fuqishme që mund të shfrytëzohet edhe për pjekjen e ushqimit

Flashtorch është një llambë shumë e fuqishme, që ka mundësi të ndez edhe zjarr.

Intensiteti lartë i dritës që e lëshon, i mundëson kësaj pajisjeje që prej një llambe të zakonshme, të kthehet në atë që duket sikur flakë hedhës, transmeton Telegrafi.

Në të është integruan një opsion i sigurisë, që i mundëson ta ndalojë ndezjen e padëshiruar, që të mos shkaktohet ndonjë aksident.

Kjo llamba që vjen edhe në madhësi të ndryshme, mund të shfrytëzohet edhe për pjekje të ushqimit, duke e bërë shumë praktik për udhëtimet në ambient të hapur.

Mund të shfrytëzohet edhe në veprimtari të ndryshme, prej atyre që iu nevojitet drita, si dhe kanë nevojë që të ndezin zjarre të ndryshme. /Telegrafi/