Liverpooli nuk ndalet, mbyll edhe transferimin e Marc Guehi

Është dita e fundit e afatit kalimtar në Ligën Premier klubet kanë edhe pak orë kohë për të finalizuar përforcimet e dëshiruara, apo për të larguar lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet e tyre.
Një prej klubeve më aktive këtë verë ka qenë Liverpooli, i cili ka thyer disa rekorde, ndërsa tashmë ka arritur marrëveshjen për transferimin e Marc Guehit të Crystal Palace.
Burime të afërta me negociatat bëjnë të ditur se klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 40.5 milionë euro, plus një bonus shtesë prej 10%.
Futbollisti 25-vjeçar ka marrë leje nga Palace për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, përpara se të nënshkruajë zyrtarisht me “Reds”.
Guehi është produkt i akademisë së Chelseat dhe në vitin 2021 u transferua te Crystal Palace për 20 milionë euro, duke u bërë një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit londinez.
Pas katër vitesh të suksesshme në “Selhurst Park”, ai tani nis një kapitull të ri në karrierë me Liverpoolin. /Telegrafi/



















































