LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli lë pas Barcelonën në garën për shërbimet e sensacionit ukrainas

Liverpooli lë pas Barcelonën në garën për shërbimet e sensacionit ukrainas

Liverpool raportohet se janë lidhur me një transferim të mesfushorit 21-vjeçar Georgiy Sudakov i cili aktivizohet në radhët e Shakhtar Donetsk dhe i cili ka tërhequr edhe interesimin e Barcelonës.

Një raportim nga mediumi spanjoll Fichajes ka pretenduar se Liverpooli momentalisht është favoriti kryesor për nënshkrimin me Sudakov, i cili është po ashtu edhe në radarin e Barcelonës.

Reprezentuesi ukrainas ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh në kontratën e tij dhe ai mund të jetë një përforcim kualitativ afatgjatë për ‘Të Kuqtë’.


Liverpooli ka nevojë që të shtojë kreativitet dhe kontroll në mesfushë dhe Sudakov do të ishte një investim i mençur nga ana e tyre. Sidoqoftë, barrierë mbetet çmimi ‘astronomik’ i klauzolës së tij dhe një transferim mund të realizohet vetëm nëse Shakhtari ul kërkesat e tyre.

Barcelona në anën tjetër do të shpresojë se Sudakov në fund do t’i zgjedhë ata, ndonëse nga ana financiare blaugranasit nuk janë në gjendje të konkurrojnë me Liverpoolin për shkak të vështirësive financiare që janë duke kaluar për momentin.

Hodhi shishe në autobusin e Manchester United - tifoz i Liverpoolit u përjashtua për tre vjet nga futbolli
Lexo po ashtu Hodhi shishe në autobusin e Manchester United - tifoz i Liverpoolit u përjashtua për tre vjet nga futbolli

Liverpooli tashmë ka përmirësuar dukshëm mesfushën e tyre në afatin kalimtar veror të vitit të kaluar, duke nënshkruar me Wataru Endo, Alexis Mac Allister, Ryan Gravenberch dhe Dominik Szoboszlai.

Një tjetër arsye pse Sudakov në fund mund të preferojë kalimin në Angli është për faktin se Liverpooli ka dëshmuar se janë të zotë për të shndërruar lojtarët e rinj në yje, dhe ata mund të ndihmojnë 21-vjeçarin të arrijë potencialin e tij të plotë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori