LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli futet në garë për Berahinon

Liverpooli futet në garë për Berahinon

Skuadra angleze Liverpool iu është bashkuar garës për sulmuesin Saido Berahino.

Ylli i ri anglez ka shkëlqyer dy vitet e fundit me skuadrën e tij West Bromwich Albion.

Ai pritet të largohet nga skuadra aktuale pasi një gjë të tillë e ka kërkuar nga viti i kaluar.


WBA ka kërkuar rreth 25 milionë euro për shërbimet e tij ndërsa interesim kanë shfaqur Stoke City, Crystal Palace dhe Southampton.

Liverpool pritet ta lë të lirë sulmuesin Christian Benteke dhe Berahino shihet si zëvendësuesi i tij. /Telegrafi/