LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli fiton derbin ndaj Arsenalit me rezultat bindës – Jota debuton me gol

Liverpooli fiton derbin ndaj Arsenalit me rezultat bindës – Jota debuton me gol
Foto: Liverpool FC

Liverpooli e ka fituar derbin e javës së tretë në Ligën Premier ndaj Arsenalit me rezultat 3-1.

The Gunners e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke kaluar ne epërsi në minutën e 25-të me anë të Alexandre Lacazette.


Por, The Reds u këndellën shumë shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Sadio Mane tre minuta më vonë me një asistim të Mohamed Salah.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp vazhdoi me presion të lartë dhe arritën të përmbysnin rezultatin me golin e Andy Robertson të shënuar në minutën e 34-të.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga vendasit, që arritën të shënonin edhe një gol.

Liverpooli sërish kishte iniciativën duke rrezikuar me Manen dhe Virgil van Dijkun, por goditjet e tyre ishin të pasakta.

Arsenali bëri disa zëvendësime, duke futur në lojë, Dani Ceballos, Nicolas Pepen dhe Eddie Nketihan, mirëpo pa ndonjë rezultat.

The Reds arritën që deri në fund të mbanin epërsinë, për t’i fituar kështu tri pikë të reja.

Pas javës së tretë, Liverpooli është në vendin e tretë me nëntë pikë, aq sa ka Liecester City e Evertoni, derisa Arsenali është në të pestin me gjashtë sosh.

skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp e shënoi edhe golin e tretë me anë të Diogo Jotas në minutën e 88-të, që ishte ndeshja e parë e tij në fanellën e The Reds.

Në xhiron e katërt, Liverpooli takohet me Aston Villën, gjersa Arsenali do të ketë punë me Sheffield Unitedin. /Telegrafi/