LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk bëhet fjalë për targat e as shkarkimin e Gjuriqit, Serbia nuk po di si ta kamuflojë refuzimin e planit franko-gjerman

Kurti: Nuk bëhet fjalë për targat e as shkarkimin e Gjuriqit, Serbia nuk po di si ta kamuflojë refuzimin e planit franko-gjerman

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve të fundit në veri, institucionet shtetërore kanë vazhduar normalisht punën.

Ai ka thënë se institucionet po vazhdojnë të bëjnë zëvendësimin e targave ilegale në RKS.


I pari i ekzekutivit thotë se deri më tani janë shqiptuar mbi 800 qortime.

Kurti thotë se Serbia po vazhdon lidhjet e saja me Rusinë e Kinën, derisa po kundërshton propozimin franko-gjerman.

“Nuk bëhet fjalë as për targat e as për Nenad Gjuriqin, por në pyetje është vetëm refuzimi që ata po i bëjnë planit franko-gjerman. Ata tash duhet ta kamuflojnë këtë refuzim duke përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale”, tha Kurti.

Sipas Kurtit Serbia po saboton dialogun dhe arritjen e marrëveshjes finale.

Kurti thotë se serbët në Kosovë janë kërcënuar nga Beogradi duke iu djegur veturat

“75 mijë vetura të Serbisë që kanë kaluar nëpër vendkalimet kufitare, 6,300 sosh janë ilegale apo 8 për qind ose çdo e 12 është ilegale”.

Kryeministri thotë se Serbia është duke vazhduar me shpërndarjen e lajmeve të rreme kinse serbët në Kosovë po kërcënohen.

“Asnjë serb në Kosovë nuk dyshon se kërcënimet e tyre po i bënë Beogradi”, deklaroi tutje Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori