LAJMI I FUNDIT:

Liv Tyler dhe Dave Gardner ndahen pas shtatë vitesh së bashku

Liv Tyler dhe Dave Gardner ndahen pas shtatë vitesh së bashku

Liv Tyler dhe i fejuari i saj, Dave Gardner, janë ndarë pas shtatë vitesh, sipas disa raportimeve.

Burimet pretendojnë se aktorja 44-vjeçare dhe agjenti i futbollit, 45-vjeçar, kanë ndarë rrugët në muajin mars.


Çifti kanë së bashku dy fëmijë: Sailor Gene, gjashtë vjeç dhe Lula Rose, pesë vjeçe. Liv është gjithashtu nënë e djalit, Milo, 16-vjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Royston Langdon, ndërkohë që Dave ka një djalë, Grey, 14-vjeç me ish-gruan e tij, Davinia Taylor.

Liv Tyler dhe Dave (Foto: Getty Images)

Fillimisht u përfol se marrëdhënia e aktores me agjentin sportiv kishte nisur të zbehej që kur ylli i “Lord Of The Rings” udhëtoi për në Los Angeles për tetë javë me dy fëmijët.

Garnder atë kohë po qëndronte në shtëpinë e tyre të përbashkët në Cotswolds.

Të gjitha lajmet nga Liv Tyler
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liv Tyler

Një burim për The Sun tha: “Dave dhe Lil e kaluan periudhën e izolimit së bashku dhe janë një ekip i mrekullueshëm si prindër”.

Liv Tyler dhe Dave Gardner (Foto: Getty Images)

“Të dy dëshiruan të fokusoheshin në karrierën e tyre – ajo në aktrim dhe si producente, kurse Dave në profesionin e tij”.

“Ata zyrtarisht u ndanë në mars, por e mbajtën këtë pjesë private në mënyrë që edhe fëmijët e tyre të jenë mirë”. /Telegrafi/

Liv Tyler dhe Dave Gardner (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori