LAJMI I FUNDIT:

Lista e plotë e çmimeve në ‘Sundance Film Festival 2021’, filmi shqiptar “Zgjoi” prin me tri çmime

Lista e plotë e çmimeve në ‘Sundance Film Festival 2021’, filmi shqiptar “Zgjoi” prin me tri çmime

Është mbajtur në formë virtuale mbrëmja e ndarjes së çmimeve ‘Sundance Film Festival’.

Filmi “CODA” i regjisores Siân Heder’s, një dramë familjare për fëmijën dëgjues të prindërve të shurdhër, u bë filmi i parë në historinë e festivalit që fitoi ‘Çmimin e Jurisë së Madhe’, ‘Çmimin e Regjisorit’ dhe ‘Çmimin e Publikut’ në kategorinë dramatike të Sh.B.A.


Filmi u shit për një rekord prej 25 milionë dollarësh te Apple Studios pas një lufte ofertash të dielën, shkruan Vulture.

“Zgjoi” i Blerta Bashollit në mënyrë të ngjashme theu rekorde në kategorinë dramatike të Kinemasë Botërore. “Zgjoi (Hive)”, që sjell historinë e një nëne të vetme pas luftës në Kosovë, fitoi ‘Çmimin e Jurisë së Madhe’, ‘Çmimin e regjisorit më të mirë’ dhe ‘Çmimin e publikut’ në kategorinë dramatike të Kinemasë Botërore, duke u bërë filmi i parë në atë kategori që e bëri këtë.

Filmi "Zgjoi" me regji të Blerta Bashollit fiton tri çmime kryesore në 'Sundance Film Festival'
Lexo po ashtu Filmi "Zgjoi" me regji të Blerta Bashollit fiton tri çmime kryesore në 'Sundance Film Festival'

Fituesit e tjerë përfshijnë “Summer Of Soul”, një dokumentar në lidhje me Festivalin Kulturor Harlem të vitit 1969 të drejtuar nga Questlove, i cili mori çmimet e jurisë së madhe dhe publikut në kategorinë e ShBA-së, si dhe Dokumentari i animuar i refugjatëve i Jonas Poher Rasmussen Ik, i cili fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në kategorinë e Kinemasë Botërore.

Kjo është lista e plotë e fituesve:

Çmimi i Jurisë së Madhe të ShBA-së: Kategoria Dramatike
CODA

Çmimi i audiencës: Kategoria Dramatike e ShBA-së
CODA

Çmimi i regjisorit më të mirë: Kategoria Dramatike e ShBA-së.
Siân Heder, CODA

Çmimi i Skenarit të Waldo Salt: Kategoria Dramatikë e ShBA-së.
Ari Katcher dhe Ryan Welch, On the Count of Three

Çmimi Special i Jurisë për Kategorinë Dramatike për ‘Aktorin më të mirë’
Clifton Collins Jr., Jockey

Çmimi i Jurisë Speciale për Kategorinë Dramatike për kastin më të mirë
Aktorët e CODA (Emilia Jones, Eugenio Derbez, Troy Kotsur, Ferdia Walsh-Peelo, Daniel Durant dhe Marlee Matlin)

Çmimi i Jurisë së Madhe të ShBA-së: Kategoria Dokumentar
Summer Of Soul (…Or, When The Revolution Could Not Be Televised)

Çmimi i Audiencës: Kategoria Dokumentar
Summer Of Soul (…Or, When The Revolution Could Not Be Televised)

Çmimi i Regjisë: Kategoria Dokumentari Amerikan
Natalia Almada, Users

Çmimi i regjisë Jonathan Oppenheim: Kategoria Dokumentari Amerikan
Kristina Motwani dhe Rebecca Adorno, Homeroom

Çmimi i Jurisë Speciale të Dokumentarit të ShBA-ë për ‘regjisorin më të mirë’:
Parker Hill, Isabel Bethencourt, Cusp

Çmimi i Jurisë Speciale të Dokumentarit të ShBA-së për ‘Eksperimentimin e Fiksionit’
Theo Anthony, All Light, Everywhere

Çmimi i Madh i Jurisë së Kinemasë Botërore: Kategoria Dramatike
Zgjoi

Çmimi i audiencës: Kinemaja Botërore Dramatike
Zgjoi

Çmimi i Regjisë: Kinemaja Botërore Dramatike
Blerta Basholli, Zgjoi

Çmimi special i jurisë të Kinemasë Botërore për Aktrim
Jesmark Scicluna, Luzzu

Çmimi Special i jurisë Dramatike të Kinemasë Botërore për Vizionin Krijues
Baz Poonpiriya, One for the Road

Çmimi i Madh i Jurisë së Kinemasë Botërore: Kategoria Dokumentar
Flee

Çmimi i audiencës: Dokumentari i Kinemasë Botërore
Writing With Fire

Çmimi i Regjisë: Dokumentari i Kinemasë Botërore
Hogir Hirori, Sabaya

Çmimi i Jurisë Speciale të Dokumentarit të Kinemasë Botërore për Prodhimin e Filmit në Vérité
Camilla Nielsson, President

Çmimi i Jurisë Speciale të Dokumentarit të Kinemasë Botërore për Ndikimin në Ndryshim
Rintu Thomas, Sushmit Ghosh, Writing With Fire

Çmimi NEXT Audience Awards
Marion Hill, My Belle, My Beauty

Çmimi NEXT Innovator Award
Dash Shaw (regjisor), Jane Samborski (regjisor animacioni), Cryptozoo

Çmimi i Filmit Artistik ‘Alfred P. Sloan’
Alexis Gambis, Son of Monarchs

Çmimi i Sundance Institute / Amazon Studios për Karakteristikat Treguese
Natalie Qasabian, Run

Çmimi i Sundance Institute / Amazon Studios për Karakteristikat e Dokumentarit
Nicole Salazar, Philly D.A.

Çmimi i Institutit Sundance NHK
Meryam Joobeur, Motherhood

Çmimi i Institutit Sundance / Adobe Mentorship për Regjinë e Fiksionit
Juli Vizza

Çmimi i Institutit Sundance / Adobe Mentorship për Regjnë e Fiksionit
Terilyn Shropshire. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori