LAJMI I FUNDIT:

Lista e gjerë e Kosovës për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë

Lista e gjerë e Kosovës për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë
(Foto: basketbolli.com)

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll gjatë muajit shkurt do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të parakualifikimeve evropiane për ‘Kupën e Botës 2023’.

Dritarja e Tretë e kualifikimeve do të zhvillohet në Prishtinë, ku të gjitha ndeshjet e Grupit B, do të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës.


Kosova A më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, kurse më 20 Shkurt me Sllovakinë. Përballjet zhvillohen nga ora 19:00.

Përzgjedhësi Christos Marmarinos së bashku me ndihmësit e tij kanë publikuar listën e gjerë me 16 basketbollistë për sfidat e muajit shkurt. Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë zhvilluar stërvitjen e parë, kurse stërvitjen e dytë do ta kenë sonte nga ora 19:00.

Lista e gjerë e Kosovës: Divine Myles, Musab Malaj, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Arian Qallaku, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Gëzim Morina dhe Urim Zenelaj.

Për dallim nga ndeshjet e nëntorit, rikthehen Dardan Berisha, Gëzim Morina dhe Samir Zekiqi, kurse basketbollisti i natyralizuar për takimet e shkurtit do të jetë Divine Myles.

Për herë të parë te Kosova A janë ftuar Denis Zenelaj dhe Dion Sheqiri. Denis luan në Gjermani për skuadrën Eisbaren Bremerhaven, ku paraqitet për juniorët e kësaj skuadre dhe ekipin e parë, kurse Dioni aktivizohet në Itali, te skuadra Allianz Pallacenastro Trieste.

Në këtë grup, Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, nga dy fitore kanë Kosova dhe Sllovakia, kurse Luksemburgu ndodhet në vendin e fundit me një fitore dhe tri humbje.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori