LAJMI I FUNDIT:

Lirohet Ballist Morina: Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim

Lirohet Ballist Morina: Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim
Foto: Ismail Morina/Facebook

Tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, Ballist Morina, në qershorin e vitit 2017 ishte arrestuar në Kroaci pasi po kalonte kufirin kroato-malazez i pa pajisur me dokumente.

Serbia me këtë rast kishte lëshuar një urdhër arresti nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë ndeshjes së futbollit mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë në vitin 2014.


Por, sot (e martë) pasi më shumë se një vit ai është liruar. Procesi i tij gjyqësor në Kroaci dhe pastaj në Itali (nga 28 marsi i 2018) është përcjell me shumë kërkesa nga shteti serb, të cilët kërkonin ekstradimin e tij. Ndërsa më poshtë keni njoftimin nga Ismail Morina për lirimin e tij:

Me konsullin e përgjithshmen të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë zotërinë/dashamirin, Adrian Haskaj”.

“Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbritën rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time. I LIRË. Rroftë shpirti i shqiptarit!!”, shkroi Morina.

Vlen të theksohet se mungesa e dokumenteve në kufi kishte ardhur si pasojë e një arrestimi të tij në Genoa, Itali, ku policia italiane e kishe arrestuar atë për një lëshim të dronit pa pëlqimin e autoritete, dhe kështu dokumentet e tij ishin sekuestruara nga policia italiane.

Lajmi është pritur mirë nga gjithë shqiptarët nga e gjithë bota, të cilët nuk kanë hezituar të shkruajnë komente përkrahëse në faqen e Ballistit në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori