Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Nafta dhe benzina më lirë - publikohen çmimet e reja nafta
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,13 % në raport me vendimin e datës 14.4.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,939 den/kg dhe do të jetë 46,288 den/kg.
Nga data 21.4.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 80,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 82,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 94,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 97,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU - 46,288 (denarë/kilogram)
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































