LAJMI I FUNDIT:

Liridon Imeri, trajneri i ri nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në futbollin gjerman

Liridon Imeri, trajneri i ri nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në futbollin gjerman

Në futbollin gjerman janë futur në modë trajnerët e rinj në moshë.

Skuadrat e famshme si Schalke 04 apo Hoffenheim i kanë besuar stolin trajnerëve të rinj dhe ata ia kanë shpërblyer duke i dërguar në Ligën e Kampionëve.

Por një trajner i ri nga Kosova ka filluar tani e disa vite punën në futbollin gjerman.

Fjala është për Liridon Imerin nga Mitrovica, i cili e përfundoi karrierën në vitin 2015 kur i kishte vetëm 26 vite.

Shkaku që përfundoi karrierën ishte një lëndim i rëndë dhe ai u detyrua t’i thotë stop futbollit aktiv.

Por Liridoni nuk ia nda asnjëherë futbollit pasi filloi menjëherë kurset duke i pajisur me licencat e duhura për trajner.

Liridon Imeri

Ai e filloi zejen e trajnerit tek skuadra Schilksee II ku pas një sezoni pozitiv doli në ekipin e parë si ndihmës trajner.

Falë rezultateve të mira ai vendosi të bëhej trajner i parë dhe pranoi ofertën e skuadrës TSV Altenholz U19.

Imeri e mori klubin në pozitën e fundit në renditje me vetëm dy pikë, ndërsa tani ka grumbulluar 23 pikë dhe e ka arritur qëllimin për ta shpëtuar klubin nga rënia.

“Karriera si trajner mund të them se më ka ecur më mirë se sa si futbollist pasi këtu nuk po lëndohem”, thotë Liridoni duke qeshur.

“Së fundmi jam duke punuar tek Altenholz U19 ku kam arritur ta shpëtoj skuadrën nga rënia pasi kur kam marrë postin e trajnerit klubi kishte vetëm dy pikë dhe kishte pësuar humbje të njëpasnjëshme”, deklaroi Imeri për Telegrafin.

Liridon Imeri

Synimi i tij është që një ditë të punoj në njërën nga dy ligat më të forta në Gjermani, Bundesliga 1 ose Bundesliga 2.

“Shpresojë që një ditë do të arrijë këtë nivel. Momentalisht po ecën mirë dhe gjithnjë e më shumë po më vijnë oferta nga klube më të larta se ku drejtoj aktualisht”.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të drejtojë ndonjë skuadër edhe në Kosovë apo Shqipëri.

“Pse jo. Do të ishte një eksperiencë e bukur besoj. Futbollin e Kosovës e përcjelli nga pak por nëse një ditë do të vinte një ofertë e mirë do të mendohesha seriozisht. Do të ishte edhe një ndihmë për klubet e vendit tim”, deklaroi Imeri.

29-vjeçari nga Mitrovica karrierë si futbollist kishte bërë tek skuadra Holstein Kiel por edhe tek Lubeck. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori