LAJMI I FUNDIT:

Liria afër rikthimit sensacional ndaj Prishtinës, por ndeshja mbyllet me barazim

Liria afër rikthimit sensacional ndaj Prishtinës, por ndeshja mbyllet me barazim
photo by: @Shpend Ahmeti

Liria ka arritur të marrë një barazim të madhe 2-2 ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prizrenasit kanë bërë një rikthim të madh në shtëpi duke ardhur nga disavantazhi 0-2, për të marrë një pikë pas një barazimi 2-2.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të Prishtinës, e cila përveç rasteve të shumta arriti të shënoj edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave dhe ishte Jalen Miller Blesa, i cili shënoi për 0-1, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë ishte Leotrim Kryezii që shënoi për 0-2 duke dërguar ekipin e tyre në pushim me epërsi komode.

Megjithatë, pjesa e dyta tregoi krejt tjetër fytyrë, pasi vendasit e Lirisë hyrën furishëm duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar dy gola për barazimin e rezultatit, ndërsa Prishtina u zu në befasi duke mos arritur ta ruajnë rezultatin.

Fillimisht ishte Andri Stefa (75’) që shënoi nga penallti për 1-2, ndërsa Aprocius Petrus Megameno (84’) u përkujdes me një gol të bukur të barazoj shifrat në 2-2 dhe deri në fund nuk pati më gola dhe skuadrat morën nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Prishtina e sheh veten në pozitën e pestë me 18 pikë, ndërsa Liria renditet e fundit me nëntë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Dritën, ndërsa Liria udhëton te Feronikeli ’74. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori