LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i mbyll me humbje dhe në vendin e fundit në grup garat në Main Round të Ligës së Kampionëve

Liqeni i mbyll me humbje dhe në vendin e fundit në grup garat në Main Round të Ligës së Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futsal, Liqeni, është mposhtur thellë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të rundit kryesor të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Drenasi të premten mbrëma u mposht në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga Stalista Minsk e Bjellorusisë me rezultatin 6-2.


Polakët e Piast Gliëice shkojnë tutje me 9 pikë nga Grupi 6, pasi morën tri fitore në Prishtinë.

Me nga tri pikë mbetën Stalista Minsk, Gentofte e Danimarkës dhe Liqeni. Kampioni kosovar mbeti i fundit.

Liqeni e nisi mirë garën duke fituar 4-3 në ndeshjen e parë ndaj Gentoftes daneze. Por pësoi disfatë nga Piast Gliwice, 9-3, në takimin e dytë.

Humbje tjetër pësoi të premten mbrëma.

Për Liqenin shënuan kolumbiani Sebastian Camilo, Sanchez Nagles dhe Valon Brahimi, ndërsa për bjellorusët realizuan Dimitri Svedko, Aliaksandr Umpirovich (dy gola), Maxim Trofimovich, Vladimir Zhigalko dhe Artem Kozel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori