LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Dojranit përplas LSDM-në me OBRM-PDUKM-në

Liqeni i Dojranit përplas LSDM-në me OBRM-PDUKM-në

LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja janë përplasur sërish, kësaj radhe për çështjen e pastërtisë së ujit të liqenit të Dojranit, për të cilin, u shpall ndalesë për plazh, për shkak se analizat e Qendrës së Shëndetit Publik treguan se uji është i ndotur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja reagoi me një deklaratë, përmes së cilës, akuzoi ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov, si dëmtuesin më të madh të shëndetësisë në vend.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja ka dalë në mbrojtje të ministrit Todorov. Kjo parti deklaron se uji në liqenin e Dojranit është i pastër dhe nuk shkakton asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve, duke e akuzuar kështu LSDM-në se është duke përhapur panikë te popullata.

Kjo përplasje erdhi pasi që ministri Nikolla Todorov deklaroi se uji i këtij liqeni është i pastër./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Todorov: Uji në Liqenin e Dojranit është në gjendje të rregullt