LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Dibrës tani edhe me ekipe të shpëtimit, projektin e financojnë mërgimtarët

Liqeni i Dibrës tani edhe me ekipe të shpëtimit, projektin e financojnë mërgimtarët

Bregu i Liqenit të Dibrës, në pjesën te plazhi i qytetit, ku edhe është pjesëmarrja më e madhe, do të funksionojë ekipet e shpëtimtarëve të ujit, të cilët këtë verë do të jenë përgjegjës për sigurinë e notarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas sekretarit të Organizmit komunal të Kryqit të kuq të Dibrës, Isni Teliqiu pas trajnimit të kryer me sukses dhe kalimit të testit, me çertifikatë për shpëtuesit e ujit, do të ketë gjashtë të rinj të Dibrës.


‘Këto të rinjtë janë të ndarë në dy grupe ose ekipe, të cilat janë të vendosur në dy lokacione të dy plazheve të qytetit, ku frekuentimi është masovik. Këtë mundësi nuk do të mund ta fitonim nëse nuk do të merrnim mbështetje nga kompania “Dibra” të emigrantëve Dibrës, në SHBA . Ata kanë dhënë fonde për qëndrimin e shpëtimtarëve gjatë sezonit të verës’, tha Telqiu.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë në fjalë, mbështetja është dhënë në mënyrë që të rritet siguria e bashkëqytetarëve të tyre, që këtë verë do të freskohen dhe do të kënaqen në Liqenin e Dibrës. Për këtë qëllim, janë siguruar mbi gjashtë mijë dollarë. /Telegrafi/