LAJMI I FUNDIT:

LinkedIn së shpejti mundëson edhe videot për përdoruesit e saj

LinkedIn së shpejti mundëson edhe videot për përdoruesit e saj

Në një përpjekje për të mbajtur ritmin me karakteristikat e rrjeteve sociale rivale, LinkedIn ka prezantuar videot për LinkedIn, tha kompania në një postim të blogut.

Platforma filloi testimin e videos muajin e kaluar. LinkedIn do të lëshojë funksionin e ri për të gjithë përdoruesit në nivel global në javët e ardhshme.

LinkedIn, rrjeti social që është në pronësi të Microsoft u mundësoi influencuesve të postojnë video 30 sekondëshe për tema dhe lajme që vitin e kaluar. Ndikuesit janë një grup i përzgjedhur nga më shumë se 500 “mendimtarët, drejtuesit dhe novatorët më të mëdhenj në botë” – dhe kjo listë përfshin emrat si Narendra Modi, Bill Gates, Arianna Huffington dhe Guy Kawasaki.

Mirëpo tani me sa duket, LinkedIn do ta mundësojë një tipar të tillë edhe për përdoruesit e tjerë, të cilët janë më të zakonshëm sesa liderët e mëdhenj të organizatave botërore.