LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi flet për herë të parë pasi solli në jetë një vajzë: Statusi nënë më dha tjetër këndvështrim për prindërit!

Linda Halimi flet për herë të parë pasi solli në jetë një vajzë: Statusi nënë më dha tjetër këndvështrim për prindërit!

Linda Halimi është bërë për herë të parë nënë e një fëmije.

Këngëtarja shqiptare gjatë orëve të para të ditës së sotme ka përjetuar ndjesinë e amësisë.


Bukuroshja jonë ka sjell në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Kaimana.

Pos imazheve të para të sjella në rrjetet sociale tashmë zeshkania ka përshkruar edhe ndjenjat në rolin e një nëne.

“Sa shumë urime dhe dashuri ! Ndjehem vërtet e bekuar t’ju quaj miq. Qofshi të uruar dhe të bekuar pafund në çdo ditë te jetës suaj! 2019 qofte viti më i bukur deri më tani i jetës suaj! Statusi “Nënë” më dha tjetër këndvështrim dhe tjetër nivel të respektit për të gjithë prindërit! Ju përkulem. Me respekt!”, ka shkruar fillimisht Halimi.

“Ka shumë nëna që ndjek në rrjete sociale që më motivojnë shumë, të përpiqem të bëhem sa gjysma e tyre në mënyrën se si arrijnë t’ja dalin me kaq klas dhe superfuqi të rrisin të vegjlit e tyre duke filluar nga mami im! Faleminderit që na keni mbushur zemrën plot”, ka shkruar ndër të tjerash Linda.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare tash e sa kohë ka kurorëzuar lidhjen me reperin Dawon Edwards, i njohur si Big D. /Telegrafi/