Linda Halimi debuton vitin tjetër në “American Idol”
Këngëtarja shqiptare Linda Halimi pas dy javësh do të debutojë në spektaklin amerikan “American Idol”.
Kështu ka bërë të ditur vetë Linda përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi të shqiponjës dykrenore duke thënë se këtë e kishte sjellë në spektaklin e talenteve muzikore.
“Këtë e solla në American Idol… Isha në audicion! Më 6 janar në Fox TV!! Nga Shqipëria me dashuri e krenari”, ka shkruar ajo si përshkrim të fotos.
Nga
Telegrafi
22/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































