LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Njohja e Kosovës, gjëja më e rëndësishme për Serbinë

Limaj: Njohja e Kosovës, gjëja më e rëndësishme për Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, duke folur për fazën e fundit të dialogut me Serbinë,  ka thënë se jo veç për Kosovën, por edhe për Serbinë është shumë e rëndësishme njohja e Kosovës.

“Besoj se nuk ka gjë më të rëndësishme për Serinë sesa njohja e Kosovës. Atje duhet të ngritet vetëdija e perspektivës së vendit të tyre”, ka deklaruar Limaj, në Zona B në Klan Kosova.


“Nuk besoj se Serbia është e gatshme të sakrifikojë qindra interesa për një njohje të Kosovës. Ndryshe, po nuk pati njohje për çfarë po bisedojmë, nëse nuk ka njohje nuk po mbyllet asgjë – dialogu është kot”.

Limaj ka shtuar se çështja mes Kosovës e Serbisë është jetike të mbyllet një herë e mirë, edhe për shkak të rrethanave në të cilat funksionojmë në Ballkan e më gjerë.

“Pa i mbyllur temat e hapura e kemi problem me zhvillimin e vendeve në Ballkan. Çështja jonë mes Kosovës e Serbisë duhet të përmbyllet dhe është interes i dy palëve”.

“Janë tri pika të cilat pala kosovare duhet t’i ketë të qarta; e para, afatizimi, e dyta është se procesi duhet të çojë në njohje të Kosovës dhe e treta anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.

“S’mund të shkojmë kështu pafundësisht dhe pa rezultate. Duhet agjendë e qartë dhe afatizim dhe fundi duhet të jetë njohje reciproke”, ka thënë Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori