LAJMI I FUNDIT:

​Limaj nga Prekazi: Askush nuk mund ta zbehë luftën e UÇK-së

​Limaj nga Prekazi: Askush nuk mund ta zbehë luftën e UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se pavarësisht sulmeve të gjithanshme askush nuk mund të zbehë luftën e UÇK-së. I shoqëruar nga bashkepartiakë, ai bëri homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Limaj u shpreh se një komb që nuk ka mirënjohje për të kaluarën e tij rrezikon të ardhmen e tij.

Ai tha se duke nderuar Adem Jasharin dhe familjen e tij nderojnë të gjithë dëshmorët e rënë në luftën për lirinë e Kosovës.

“Si çdo vit në këtë datë, gjithë kombi shqiptar vjen këtu për të nderuar lavdinë, sakrificën, përkushtimin e komandantit legjendar (Adem Jashari), sakrificën e gjithë familjes së tij, e familjarëve të tij, por gjithashtu përmes kësaj nderojmë e kujtojmë jetën e veprën e lavdishme të të gjithë dëshmorëve të kombit. Shenja e një kombi që është në rrugën e drejtë është simbolika e mirënjohjes. Një popull ose një komb që nuk ka mirënjohje për të kaluarën e vet, për bijtë e tyre që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës, ai rrezikon të ardhmen, ai ka telashe me ndërtimin e së ardhmes së vet”, u shpreh Limaj.

Ai tha se më shumë se kurrë lufta çlirimtare e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari e me mijëra ushtarë e dëshmorë i është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm për të zbehur lavdinë dhe pastërtinë e kësaj lufte.

Mirëpo, kreu i Nismës u shpreh se askush nuk mund ta zbehë luftën e UÇK-së dhe për këtë garanci janë qytetarët e Kosovës.

“Ne sot jemi këtu dhe në këtë përvjetor për të nderuar, përkulur ndaj sakrificës së atyre burrave dhe grave të Kosovës në krye me komandantin legjendar por po ashtu për të qëndruar të fort dhe për të thënë se sa do sulme të gjithanshme të qofshin, ashtu dhe asgjë nuk mund ta zbehë luftën dhe krenarinë çlirimtare, lufta e cila është e mishëruar me lirinë e Kosovës, me themelet e shtetit të Kosovës, garanci për këtë janë fryma çlirimtare e qytetarëve, e popullit të Kosovës, e pasardhësve të atyre të cilët kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës. Lavdi komandantit legjendar dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, u shpreh Limaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Prekaz dhe te të gjitha komplekset e dëshmorëve në mbarë vendin u nderua sakrifica e të gjithë dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori