LAJMI I FUNDIT:

Limaj kërkon konsensus shoqëror dhe politik për demarkacionin

Limaj kërkon konsensus shoqëror dhe politik për demarkacionin

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka bërë thirrje që demarkacioni me Malin e Zi të zgjidhet me konsensus shoqëror e politik.

Në intervistën për gazetën “Epoka e Re”, Limaj ka thënë se ky konsensus mund të arrihet duke e krijuar një komision të përbashkët për ta rishikuar gjithë procesin në tërësi.


Zogaj: Grabovci po bën kalkulim personal me Demarkacionin (Video)
Lexo po ashtu Zogaj: Grabovci po bën kalkulim personal me Demarkacionin (Video)

Liamj i ka ftuar deputetët që kanë dilema rreth kësaj çështjeje që t’i dëgjojnë argumentet e ekspertëve të cilat do t’i prezantojnë më 3 gusht në ambientet e Kuvendit.

Sipas tij, politika duhet të heq dorë nga versioni aktual i kësaj marrëveshje e ketë t’ua lë në kompetencë ekspertëve.

Limaj ka kritikuar edhe qeverisjen e koalicionit PDK-LDK.

Sipas tij, Kosova ka ngecur në të gjithë sektorët, veçanërisht në shëndetësi, ekonomi dhe politikë të jashtme.