Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, gjatë vizitës që i bëri Parkut të Biznesit në Drenas, ftoi qytetarët e Kosovës që t’i kthejnë sytë nga prodhimet vendore, ndërsa theksoi se institucionet publike e kanë për obligim që të lidhin marrëdhënie kontraktuese me prodhues vendorë.
Limaj tha se nga ajo që ka parë në këtë park, tregon se ekonomia e vendit ka lëvizur, pavarësisht problemeve me të cilat është ballafaquar.
“Pamë prodhime vendore nga duart e njerëzve tanë, intelektualëve tanë dhe kjo më jep shpresë dhe vullnet se, nëse këta njerëz do ta kenë mbështetjen dhe kujdesin aq sa ka mundësi të japë shteti, ata do të vazhdojnë t’i fuqizojnë produktet e tyre dhe kështu do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, dhe mbi të gjitha që është qëllim i përbashkët, rritjen e mirëqenies së vendit tonë”, tha Limaj.
Sa u përket shqetësimeve që i kanë bizneset në këtë park, zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, do të marrë masa lehtësuese për eliminimin e barrierave për ata të cilët përballen.
Limaj ka ftuar pronarët e barnatoreve në Kosovë që t’u japin hapësirë prodhimeve farmaceutike vendore, duke shtuar se nëse mungon vullneti për ta bërë këtë gjë, atëherë do të bëhet me ligj.
“Duke qenë se janë prodhues vendorë, duhet ta kenë një mundësi për ekspozim të produkteve në barnatore të Kosovës. Nuk është mirë që këto kompani farmaceutike të prodhojnë dhe në barnatore të shohin pak produkte medicinale vendore. Farmacistët ngurojnë të shesin produkte vendore në farmacitë e tyre dhe kjo logjikë duhet të hiqet. Ashtu siç po e bëjmë për prodhimet vendore në markete, e njëjta masë do të përdoret edhe për produktet farmaceutike. Prodhimet tona vendore duhet ta kenë vendin e vet. Nëse ata nuk kanë vullnet, do ta bëjmë me ligj”, tha zëvendëskryeministri Limaj.
Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se nga ky muaj do të lirohet qiraja për 50% për bizneset që operojnë në këtë park, duke treguar kësisoj vendosmërinë e Qeverisë për t’i përkrahur bizneset në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë