LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri në Turqi, censurohet liria e fjalës në rrjetet sociale

Ligji i ri në Turqi, censurohet liria e fjalës në rrjetet sociale

Ligji drakonian i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, karakterizuar si një përpjekje për të censuruar lirinë e fjalës në mediat sociale, do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Si një shembull se si zbatohet ligji turk, Guardian përmend rastin e gazetarit Oktay Candemir. Gjegjësisht, rreth 20 oficerë policie hynë në banesën e tij këtë shtator dhe Candemir iu frikësua skenarit më të keq, pasi gazetarët që kritikojnë qeverinë shpesh akuzohen për terrorizëm, transmeton Telegrafi.


Në vend të kësaj, një nga policët nxori telefonin dhe i kujtoi një post me humor në Twitter që kishte postuar disa ditë më parë, në të cilin u tall me një shfaqje televizive për sulltanët osmanë.

“Unë u arrestova sipas Nenit 130 për fyerjen e kujtimit të një personi të vdekur. Më thanë se po shpifja për sulltanët Osmanë”, tha Candemir.

Pas një nate të kaluar në stacionin lokal të policisë në Van, ai u la i lirë për t’u mbrojtur. Ai përballet deri në dy vjet burg.

Interneti, sipas Guardian, është një vend ku ndihet qartë konflikti midis pikëpamjeve liberale dhe autoritare: faqet e rrjeteve sociale nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre mund t’ju çojë në burg.

Mijëra njerëz arrestohen çdo vit për mesazhet e tyre në internet, zakonisht nën akuzat e fyerjes së Turqisë ose presidentit.

Ligji i ri detyron platforma, të tilla, si Twitter, Facebook ose YouTube të hapin një zyrë në Turqi ose të caktojnë një përfaqësues, i cili do t’i japë llogari qeverisë. /Telegrafi/