Ligji nga shiu n’breshër

“Ligji i rezervave shtetërore është i një rëndësi të veçantë për një shtet, me të rregullohet çështja e intervenimeve eventuale në rastet e jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore dhe rasteve humanitare”, shkruan komunikata e dërguar nga partia ORA e cila e dënon mosmiratimin e ligjit i cili sipas Hajdinit ka 6 muaj që qëndron diku në ndonjë sirtar të Kuvendit të Kosovës.
Rasti i fundit i fatkeqësisë natyrore në Gjilan nga breshëri ku u dëmtuan më se 6 mijë shtëpi dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në bujqësi, është shembulli se si qytetarët pësojnë nga këto fatkeqësi nuk ndihmohen nga qeveria.
“Derisa qytetarët nuk ndihmohen nga shteti si pasojë e fatkeqësive, qeveria ka ndarë 200 milion Euro si rezerva shtetërore, por në mungesë të ligjit për rezerva nuk dinë se si të shfrytëzohen këto mjete për të dalë në ndihmë qytetarëve të dëmtuar”, vijon komunikata e ORA-s.
Partia Reformiste ORA përmes komunikatës kërkon edhe një herë nga qeveria dhe parlamenti që ti përmbushin obligimet kushtetuese dhe institucionale ndaj qytetarëve të vet dhe t’iu dal në ndihmë në këto raste emergjente.
Republika e Kosovës sipas ORA-s, edhe 10 vite pas luftës, është i vetmi vend në rajon dhe Evropë që funksionon pa ligjin për rezervat shtetërore të mallrave. /Telegrafi/





















































